Zbulohet rrjeti i prostitucionit, arrestohen shtetase kineze dhe pronari i apartamenteve!

Zbulohet rrjeti i prostitucionit, arrestohen shtetase kineze dhe pronari i apartamenteve!

Një tjetër veprimtari e shfrytëzimit të prostitucionit është goditur pas një operacioni të zhvilluar në Durrës. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy shtetase kineze. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe pronari i apartamenteve, pasi sipas policisë i kishte dhënë ambientet me qira, pa kontrata. Shtatë shtetas të tjerë, dy kinezë dhe 5 shqiptarë janë proceduar penalisht. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti, etj. Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi, rezultoi se dy shtetaset kineze të arrestuara kishin marrë me qira, pa kontrata, 2 apartamente në lagjen nr. 13, të cilat i kishin përshtatur për shfrytëzim të prostitucionit. Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet, pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë...