Zbulohet prapaskena në fund të merkatos. Barcelona refuzoi sulmuesin 75 milionë eurosh dhe zgjodhi Gabriel Jesus

Zbulohet prapaskena në fund të merkatos. Barcelona refuzoi sulmuesin 75 milionë eurosh dhe zgjodhi Gabriel Jesus

3 Shtator 2026 17:31 Telesport Tani që u mbyll merkato, Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë të bujshme në lidhje me Barcelonën. Sipas raportimit në fjalë, Nick Woltemade iu vetëofrua Barcelonës, por mori refuzimin direkt nga klubi katalanas. Në këtë situatë, sulmuesi i cili u transferua verën e kaluar te Newcastle për 75 milionë euro, zgjodhi të shkonte te Juventus në ditën e fundit të merkatos. Në anën tjetër, Barcelona zyrtaizoi Gabriel Jesus. Arsyeja e refuzimit për transferimin e Woltemade ka të bëjë me faktin se Gabriel Jesus duket se përshtatet më mirë me sistemin e Hansi Flick. Një arsye tjetër është edhe vlera e lojtarëve. Për Gabriel Jesus, Barcelona pagoi 15 milionë euro. Ndërsa transferimi i Woltemade do t’i kushtonte shumë më shumë.