Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbulohet parcelë kanabisi në Lezhë, arrestohet 45-vjeçari, u kap duke u kujdesur për lëndët narkotike (Emri)
Në Lezhë është arrestuar 45-vjeçari Zef Kola, për kultivim të lëndëve narkotike, kanabis. Në vijim të operacionin “Koordinata” u zhvilluan kontrolle në qarkun e Lezhës, ku u zbulua një parcelë në fshatin Berzanë, me 150 bimë narkotike kanabis. Bimët u asgjësuan nga policia. 45 vjeçari në momentin kur u arrestua ishte duke u kujdesur për bimët. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Autoritetet njoftojnë se operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon, pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.