Zbulohet një shkaktar i mundshëm i rritjes së kancerit të zorrës së trashë te të rinjtë

Zbulohet një shkaktar i mundshëm i rritjes së kancerit të zorrës së trashë te të rinjtë

Një toksinë e prodhuar nga disa lloje të bakterit Escherichia coli (E. coli) mund të jetë një nga shpjegimet kryesore për rritjen shqetësuese të rasteve të kancerit të zorrës së trashë te personat nën moshën 50-vjeçare. Këtë hipotezë e ka paraqitur një shkencëtar i Universitetit të Oksfordit, duke sugjeruar se shkaktarët e sëmundjes mund të jenë më kompleksë sesa obeziteti, ushqimet e përpunuara dhe mënyra e jetesës. Rastet e kancerit të zorrës së trashë te të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur ndjeshëm gjatë tri dekadave të fundit. Sipas të dhënave të raportuara, numri i diagnozave te personat nën 50 vjeç është rreth 50 për qind më i lartë sesa 30 vjet më parë. Kjo rritje ka nxitur shkencëtarët të kërkojnë shpjegime të reja...