‘Ujësjellësi pa ujë’ në Klos/ Kreu i PD nxjerr pamjet: U bë 2 vite më parë, por s’ka furnizuar asnjëherë banorët
Kryetari i PD-së, Artur Elezi, ka publikuar në Facebook video dhe fotografi nga ujësjellësi në fshatin Xibër Hanë, ku pretendohet se investimi i përfunduar pothuajse dy vite më parë nuk ka furnizuar asnjëherë banorët me ujë. Në pamjet e publikuara nga Elezi dallohet se rrjedha e lumit ka marrë përpara tubacionet e vendosura për grumbullimin e ujit nga burimet, duke lënë të dëmtuar veprën marrëse të ujësjellësit. Elezi ngre pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve dhe funksionalitetin e këtij investimi, duke e cilësuar si një tjetër shembull të projekteve të Rilindjes që përfundojnë pa u vënë në shërbim të qytetarëve. Ai e krahason rastin me inceneratorët e Tiranës dhe ironizon premtimet e qeverisë për integrimin europian. Postimi i plotë: Për disa miq që më shkruanin në...
Burimi:
syri.net