Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zbulohet një sasi tritoli pranë një lokali në Kurbin
👁5400
Një sasi lënde dyshuese djegëse dhe një kallëp tritoli janë gjetur pranë një lokali në Kurbin. Mësohet se policia rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, ka konstatuar lëndën e dyshuar djegëse. Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve.