Zbulohet në Turqi statuja e Aleksandrit të Madh, daton prej shekullit të dytë

Zbulohet në Turqi statuja e Aleksandrit të Madh, daton prej shekullit të dytë

Koka e një statuje mermeri të Aleksandrit të Madh e zbuluar në Turqi, tregon popullaritetin e qëndrueshëm të sundimtarit të lashtë qindra vjet pas vdekjes së tij. Objekti u gjet mes rrënojave të niveleve të sipërme të një teatri të epokës romake në Konuralp, në veri të Duzce, pranë bregut veriperëndimor të Turqisë, dhe mendohet se daton në shekullin e dytë. Aleksandri i Madh vdiq në vitin 323 para Krishtit, kështu që statuja mund të jetë bërë më shumë se 400 vjet pas vdekjes së tij. Mbetjet e statujave të tjera prej mermeri, duke përfshirë kokat e perëndisë greke Apollo dhe përbindëshi mitik Medusa, janë gjetur gjithashtu në rrënojat e teatrit, tha komuna e Duzce në një deklaratë. “Aleksandri ishte një figurë popullore në botën...