Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit, pranga dy personave

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit, pranga dy personave

pamje nga arrestimi TIRANË-Një magazinë ku modifikoheshin me programe ilegale, makineta të kontrabanduara, të cilat iu shiteshin organizatorëve të lojërave të fatit është zbuluar te Kodra e Priftit në Tiranë. Lidhur me rastin dy persona të moshave 53 dhe 67 vjeç janë arrestuar. Policia njofton se 53-vjeçari kishte marrë me qira, një magazinë, në zonën e quajtur “Kodra e Priftit”, dhe në bashkëpunim me shtetasin S. K., dyshohet se kontrabandonte makineta nga shtetet fqinje. Gjatë operacionit të koduar “Interceptimi”, efektivët gjetën dhe sekuestruan 25 makineta (slot machine), 4 celularë, 2 laptopë dhe 1 njësi kompjuterike. Njoftimi i policisë: Finalizohet si rezultat i një hetimi 5-mujor, me metoda proaktive, operacioni i koduar “Interceptimi”. Zbulohet se në një magazinë te Kodra e Priftit, modifikoheshin me programe ilegale, makineta të kontrabanduara, të cilat...