Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbulohet identiteti i viktimës së atentatit në Lezhë, autorët i zunë ‘pritë’ pranë biznesit të tij
👁10772
Një atentat mafioz ka tronditur sot qytetin e Lezhës, ku shtetasi Gj.P. mbeti viktimë pas një sulmi me armë zjarri. Ngjarja ndodhi pranë biznesit së tij familjar në zonën e Pllanës, pranë urës së vjetër të Milotit. Shtetasi Gj.P. ishte babai i shtetasit R.B., i cili u ekzekutua një vit më parë në Greqi, në sy të gruas dhe fëmijës së tij. Biznesi ku ndodhi atentati është i pajisur me kamera sigurie. Policia ka nisur hetimet dhe pritet të sekuestrojë pamjet filmike për të ndihmuar në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.