Zbulohet data e zgjedhjeve lokale

Zbulohet data e zgjedhjeve lokale

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se përballja kryesore mes mazhorancës, opozitës dhe qytetarëve të pakënaqur pritet të zhvillohet në zgjedhjet e ardhshme vendore. Gjatë intervistës me moderatorin Ylli Rakipin, Fevziu deklaroi se zgjedhjet mund të mbahen në 9 Maj, pasi sipas tij është përmendur publikisht nga Klosi dhe Balla. Pjesë nga biseda: Fevziu: Unë mendoj që opozita nuk ka bërë pak denoncime. Një pjesë e denoncimeve që janë sot në SPAK dhe që po merren nga SPAK-u e kanë çuar të pandehur shumë nga drejtuesit janë bërë nga opozita. Për shembull, Ergest Agasin e ka denoncuar opozita, ka denoncuar pastaj Arben Ahmetajn e të tjerë, por në parim ka qenë opozita. Tani problemi kryesor është kështu: nëse do mendimin tim,...