Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!
Kombëtarja shqiptare e futbollit zbret sot në tapetin e “Arenës Kombëtare” për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore, përpara sfidës përmbyllëse të kësaj faze intensive në Ligën e Kombeve. Mbrëmjen e nesërme, djemtë e trajnerit Maran do të përballen me San Marinon, por vëmendja është e ndarë mes fushës dhe llogaritjeve të UEFA-s. Panorama ka ndryshuar tërësisht pas ndeshjeve të fundit që u luajtën në fundjavë. Humbja 2-1 që Shqipëria pësoi nga Finlanda në Helsinki ka tronditur pozitat e kuqezinjve. Nisur nga këto rezultate, projeksionet tregojnë se Shqipëria rrëshqet momentalisht në vazon e katërt. Kjo do të thotë se në shortin për kualifikueset e Europianit 2028, që do të hidhet më 6 dhjetor, kuqezinjtë rrezikojnë një “grup ferri” me kundërshtarë jashtëzakonisht të vështirë. Nëse situata...
Burimi:
javanews.al