Zbulohet 48-vjeçari i dyshuar për sabotimet ndaj rrjetit energjetik në Gjermani, gjenden pajisje shpërthyese pranë nënstacioneve

Zbulohet 48-vjeçari i dyshuar për sabotimet ndaj rrjetit energjetik në Gjermani, gjenden pajisje shpërthyese pranë nënstacioneve

Një 48-vjeçar gjerman është shpallur në kërkim në Gjermani, pasi dyshohet se qëndron pas një serie përpjekjesh sabotimi ndaj infrastrukturës energjetike në disa lande të vendit. Sipas autoriteteve, burri nga Gevelsberg, pranë Hagenit, në zonën e Ruhrit, ka marrë përsipër sulmet përmes dy letrave të dërguara në një gazetë. Në letrat e tij, ai ka përmendur si motivim “luftën kundër lëndëve djegëse fosile”. Policia vijon kërkimet për 48-vjeçarin, ndërsa Ministri i Brendshëm i North Rhine-Westphalia, Herbert Reul, ka bërë të ditur se letrat përmbajnë informacione që, sipas autoriteteve, do të mund të ishin të njohura vetëm për personat që kanë kryer ose kanë pasur dijeni për sulmet. I dyshuari ka marrë përgjegjësinë për përpjekjet për sabotim të rrjetit elektrik pranë termocentraleve Genshwalde dhe Schwarze Pumpe,...