Zbulohen prova të reja për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

Zbulohen prova të reja për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

SPAK ka paraqitur prova të reja në seancën e sotme ndaj Festim Bexhdilit, i cili po rigjykohet në Apelin e Posaçëm për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Provat e reja ishin transkiptet e bisedave në SKY ECC të Dritan Rexhepajn me Altin Hajrin e Gentian Funiqin, që SPAK i mori përmes letërporosive nga partnerët gjatë muajit prill, shkruan A2 CNN. Avokati i Bexhdilit kërkoi kohë për t’u njohur me provat e reja dhe seanca u shty për më 13 maj.
Burimi: Javanews.al