Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar
👁10450
Policia ka zbuluar në Rrugën e Arbërit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false. Raportohet se 2 magazinat ishin të pajisura me linja makinerish për qepje, printim dhe stampim me logo false, të markave të njohura ndërkombëtare, të veshjeve dhe aksesorëve të dyshuar të kontrabanduar. Gjatë operacionit: -u arrestua shtetasi L.H. dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi L.H., bashkadministratorë të njërës prej magazinave; -u arrestuan shtetasit A.B. dhe Xh.L., bashkadministratorë të magazinës tjetër; -u arrestua shtetasi A.H., qiradhënës i pronave; -u shpall në kërkim shtetasi turk O.S., i cili koordinonte realizimin e këtyre veprimtarive...