Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Zbulohen dy pozicionet ku Barcelona pritet të investojë në merkaton e verës
17 Korrik 2025 16:58 Telesport Hansi Flick i ka idetë e qarta për merkaton e verës dhe sezonin e ri futbollistik. Ai ka njoftuar klubin për projeksionet e tij dhe drejtuesit katalanas janë dakord me idetë e parashtruara. Barcelona do të jetë e hapur për të shitur një mesfushor. Katalanasit po kërkojnë të forcohen në dy role: sulmues i krahut të majtë dhe mbrojtës i krahut të djathtë. Barcelona aktualisht ka 35 lojtarë në kontingjent dhe pritet të largohen minimalisht 8 lojtarë. Largimi më i bujshëm pritet të jetë ai i gjermanit Marc-Andre ter Stegen.