Zbulohen dy mina antitank në Borsh, ndërhyjnë forcat xheniere

Zbulohen dy mina antitank në Borsh, ndërhyjnë forcat xheniere

Dy mina antitank janë neutralizuar me sukses në fshatin Borsh, në Njësinë Administrative Lukovë, Bashkia Himarë. Operacioni është realizuar ditën e sotme, pas një kërkese për mbështetje me ekspertë xhenierë EOD nga Forcat e Armatosura. Sipas njoftimit, ndërhyrja përfundoi me sukses, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje të tjera mbi origjinën e minave apo rrethanat në të cilat ato janë konstatuar.