Zbulohen datat e reja- ja kur do të mbahet Panairi i Librit në Tiranë

Zbulohen datat e reja- ja kur do të mbahet Panairi i Librit në Tiranë

Panairi i Librit në Tiranë do të mbahet në datat 24-28 dhjetor, në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Datat e reja janë konfirmuar nga Petrit Ymeri, kreu i Shoqatës së Botuesve, pas vendimit për shtyrjen e aktivitetit. Shtyrja u vendos për shkak të situatës së krijuar nga protestat, me shqetësimin se zhvillimet aktuale mund të ndikonin në pjesëmarrjen e lexuesve dhe vizitorëve në panair. Organizatorët shpresojnë që periudha e festave të fundvitit të sjellë më shumë qetësi dhe t’u krijojë qytetarëve mundësinë për të marrë pjesë në një prej aktiviteteve më të rëndësishme kulturore dhe letrare në vend. ObserverKult Lexo edhe: Miguel de Cervantes: Njeriu që krijoi ëndërrimtarin më të famshëm në botë