Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Zbulimi i parë i ‘arit të zi’ në Shqipëri dhe misteri që krijoi studimi që u mbajt i fshehur deri më 1924
Zhvillimi industrial, sidomos në shekullin e 20 bënë që nafta të kthehej në burimin parësor të energjisë. Në këtë mënyrë, në shumë vende të botës nisin kërkimet për naftë, e si rrjedhojë edhe në Shqipëri bëhen studimet e para. Për herë të parë, sinjalet për prezencë nafte në Shqipëri u dhanë nga një francez në vitin 1868. Gjeologu Henri Coquard bëri një studim ku sinjalizonte se në zonën përreth minierës së bitumit në Selenicë të Vlorës ku prej shekujsh nxirrej bitum natyror, konstatohej prezencë gazi dhe nafte. Më pas, në vitin 1905, gjeologu italian Alessandro Martelli bën një studim të detajuar për minierën e Selenicës ndërsa në vitet 1910-1912 publikon studime të ndryshme për pasuritë në rrethinat e Vlorës. Miniera e Selenicës, viti 1905, foto...