Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Zbulimi i bujshëm arkeologjik në Siri
Arkeologët kanë zbuluar një mozaik të madh të paprekur nga epoka romake në Siri, të cilin ata e përshkruajnë si zbulimin më të rëndësishëm arkeologjik në 10 vitet e fundit, raporton AP. Mozaiku prej 120 metrash katrorë u gjet në një ndërtesë të vjetër në qytetin Rastan, afër Homsit, gjatë hulumtimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Antikiteteve dhe Muzeve të Sirisë. Ndihmësdrejtori i gërmimeve dhe kërkimeve arkeologjike të drejtorisë, Humam Saad, tha se mozaiku përmban gjithashtu një skenë të rrallë mitologjike të lashtë romake të “luftëtareve gra amazone”. “Është një zbulim me rëndësi globale,” tha Saad. “Nuk mund të identifikojmë llojin e objektit, pra nëse ka qenë banjë publike apo diçka tjetër, sepse ende nuk e kemi përfunduar gërmimin”. Rebelët u përpoqën të shesin mozaikun Pikturat...