Zbulimet të reja arkeologjike në Akropolin e Butrintit
Kërkimet arkeologjike në Akropolin e Butrintit vazhdojnë të zbulojnë shtresa të reja të historisë së qytetit. Për herë të parë në historinë e kërkimit shkencor në Butrint, është vënë në fokus të gërmimeve arkeologjike muri rrethues i qytetit të sipërm. Parku Kombëtar i Butrintit bën të ditur se kjo bëhet me synim njohjen e programeve fortifikues dhe oganizimit urban të Butrintit në etapa të ndryshme te zhvillimit të tij, në kuadër të projektit “Topografia Urbane e Butrintit në Antikitetin e Vonë dhe Mesjetë”. Këto gërmime do të ofrojnë të dhëna arkeologjike stratigrafike që mundësojnë datimin e murit rrethues të qytetit të sipërm dhe një lexim më të qartë të zhvillimit dhe ndryshimeve urbane të Butrintit gjatë mijëvjeçarit të fundit të jetës së tij, shek. V-XV...
Burimi:
kultplus.com