Zbulimet arkeologjike në Qesarat/ Edi Rama: Hedhin dritë mbi mënyrën e jetesës dhe historinë e Tepelenës në antikitet

Zbulimet arkeologjike në Qesarat/ Edi Rama: Hedhin dritë mbi mënyrën e jetesës dhe historinë e Tepelenës në antikitet

Të dhëna të reja për të kaluarën antike të zonës së Tepelenës po dalin në dritë nga gërmimet arkeologjike në Qesarat, ku puna e specialistëve ka nxjerrë në pah gjurmë të një kompleksi me ambiente rezidenciale dhe dy mozaikë që mendohet se datojnë në shekullin II. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga gërimet arkeologjike që po zhvillohen në Qesarat. “Vijojnë gërmimet arkeologjike në Qesarat të Tepelenës, në kuadër të projektit “Arkeologji e peizazhit në zonën Memaliaj–Tepelenë dhe rrethinat 2026”, ku po dalin në pah ambiente rezidenciale dhe dy mozaikë pjesërisht të dëmtuar, që mendohet se i përkasin shekullit III. Po punohet për dokumentimin, pastrimin dhe konservimin e këtyre zbulimeve, të cilat hedhin dritë mbi mënyrën e jetesës dhe historinë e...