Zbardhet skema e abuzimit në bashkinë e Fierit/Prokuroria: Si u zhdukën 40 mln lekë

Zbardhet skema e abuzimit në bashkinë e Fierit/Prokuroria: Si u zhdukën 40 mln lekë

Prokuroria e Fierit ka zbardhur detaje në lidhje me aksionin, ku u ekzekutuan 4 masa sigurie për zyrtarët e bashkisë së Fierit. Përmes një njoftimi zyrtar, mësohet se hetimet zbuluan një skemë abuzimi në Bashkinë Fier, ku disa zyrtarë të lartë lokalë dyshohet se kanë manipuluar vlerat e detyrimeve tatimore dhe kanë shmangur detyrimet fiskale në shuma të konsiderueshme. Njoftimi i Prokurorisë: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.68 të vitit 2025 për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i...