Zbardhet përgjimi i nënës dhe djalit të akuzuar për vrasjen e Urim Fikut
ELTON QYNO Hetimet e kryera nga policia e Dibrës, lidhur me vrasjen e 62-vjeçarit Urim Fiku, kanë zbuluar detaje të reja. Në kuadër të veprimeve hetimore për të zbuluar prova të reja në këtë dosje penale, policia e Dibrës mësohet se ka përgjuar në ambientet e dhomës së shoqërimit dy të arrestuarit, Sadete dhe Gazmir Fiku. Gjatë bisedës që kanë zhvilluar në ambientet e policisë, nëna i ka kërkuar të birit sqarime, duke i pohuar se: “…çfarë ndodhi kështu, si përfunduam kështu…”. Por djali i saj, Gazmir Fiku, mësohet se ia ka kthyer: “…mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”. Më tej, i biri i bën me shenjë të ëmës, duke nënkuptuar se në dhomë mund t’i kenë vënë përgjues, duke vijuar biseda të tjera...
Burimi:
ntv.al