Transportonin 4 kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë

Transportonin 4 kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë

Një 19-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Transit 3”, të finalizuar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Vlorë. Të dy shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se transportonin kundrejt pagesës 4 shtetas kinezë, të cilët synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Greqisë. Në pranga ka rënë shtetasi M. M., 19 vjeç, banues në Konispol, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë. Sipas policisë, 19-vjeçari monitoronte rrugën për praninë e shërbimeve të Policisë, ndërsa 21-vjeçari e ndiqte pas me automjetin në të cilin transportonte katër shtetasit kinezë në drejtim të Konispolit. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në afërsi të Konispolit, shtetasi A. S. ka braktisur automjetin dhe...