Zbardhet grabitja e karburantit në Klos, 2 autorët dhunuan punonjësin dhe vodhën xhiron (EMRAT)

Zbardhet grabitja e karburantit në Klos, 2 autorët dhunuan punonjësin dhe vodhën xhiron (EMRAT)

pamje nga arrestimi KLOS-Policia ka zbardhur grabitjen e ndodhur në një pikë karburanti në Klos, ngjarje e ndodhur më 3 nëntor. Në pranga janë vendosur dy autorët Julian Mosha, 22 vjeç, dhe Mateo Devole, 21 vjeç. Dy të rinjtë reth orës 01:10 ushtruan dhunë ndaj punonjësit të karburantit, shtetasit me inicialet S. M., dhe më pas i kanë marrë xhiron e turnit. Njoftimi i policisë: Zbardhet vjedhja me dhunë e xhiros ditore të një pike karburanti në Klos. Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Mat, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër. Identifikohen, kapen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar. Shërbimet e...