Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit/ Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për dy nipërit

Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit/ Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për dy nipërit

Në 2017-ën, Hysni Patushi, u arrestua për herë të parë për dhunë në familje. Ai kishte ngritur dorë ndaj bashkëshortes së tij, Lumturie Patushi. 9 vite më pas, dhuna rikthehet duke përfunduar në tragjedi. Këtë mëngjes ata ishin në banesën e vajzës së tyre në rrugën Panorama pranë SPAK-ut në Tiranë. Gruaja, kujdesej për dy nipërit e mitur. Një debat ka nisur mes tyre, dhe një moment, në sy të nipërve të vegjël, Hysni Patushi 68-vjeçar goditi me thikë në gjoks gruan 58 vjeç. Lumturie Patushi ndërroi jetë në spital. Burri dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur, ndërsa pas krimi u largua. Policia e arrestoi në zonën e Kamzës. Policia gjeti pranë pallatit ku ndodhi vrasja, edhe thikën që 68-vjecari e kishte hedhur...