Zbardhet data, ja kur nisin punimet e Kuvendit, brenda shtatorit votohet për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Zbardhet projekt kalendari i punimeve të Parlamentit deri në 25 shtator. Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare do të mblidhet në 8 shtator për të miratuar draftin dhe seanca e parë e sesionit do të zhvillohet të martën në orën 17.00. Kjo seancë ka kryesisht karakter ceremonial dhe nuk miratohen ligje, por do të mbajnë një fjalë; kryetari i Kuvendit e kryetarët e grupeve parlamentare. Dy seancat e tjera do të zhvillohen në 17 dhe në 24 shtator. Bie në sy se në këtë kalendar janë futur për miratim edhe ndryshimet ligjore për rritjen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve, ndryshime që sipas Gjykatës Kushtetuese duhej të ishin miratuar deri në 31 korrik. Çështja e pagave të magjistratëve është kthyer në një debat mes qeverisë...
Burimi:
vizionplus.tv