Zbardhen të gjitha propozimet e PD-së për Reformën Zgjedhore, ja 8 fushat ku kërkon ndryshime (E plotë)
Partia Demokratike ka prezantuar këtë të premte propozimet e saj për reformën zgjedhore, duke vendosur në qendër të paketës masa ndëshkuese ndaj përdorimit të burimeve shtetërore për qëllime elektorale. Sipas propozimeve të opozitës, kandidatët që përfitojnë nga shfrytëzimi i administratës apo fondeve publike gjatë procesit zgjedhor duhet të rrezikojnë humbjen e mandatit, ndërsa për zyrtarët përgjegjës parashikohen shkarkime nga detyra dhe gjoba të konsiderueshme. PD kërkon gjithashtu që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme në rastet kur provohet se përdorimi i burimeve shtetërore ka ndikuar në rezultatin përfundimtar, qoftë në një zonë të caktuar zgjedhore, qoftë në shkallë vendi. Një tjetër pikë e rëndësishme e paketës lidhet me kufizimin e përdorimit të përfitimeve financiare dhe fondeve publike për qëllime elektorale. Në këtë kuadër, opozita propozon masa...
Burimi:
javanews.al