“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë”, detaje nga dëshmia e ish-kreut të ‘Eco-Elb’ para Apelit të GJKKO-së

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë”, detaje nga dëshmia e ish-kreut të ‘Eco-Elb’ para Apelit të GJKKO-së

leli kraja TIRANË- Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e arrestit në shtëpi për Leli Krajën, por ish-administratori i “Eco-Elb”, i ka mohuar akuzat për korrupsion. Në seancën e 29 tetorit kur Apeli i Posaçëm la në fuqi masën, mësohet se Kraja ka pretenduar se nuk ka kërkuar dhe as nuk ka marrë para nga biznesmeni Artan Topi. Madje, sipas tij, zarfin me 4 milionë lekë të vjetra e kishte gjetur në pjesën e pasme të automjetit të tij, pa pasur dijeni se kush e kishte vendosur aty. Sipas dosjes së bërë publike nga Boldneës, biznesmeni Artan Topi, pronar i shoqërisë “Arteo 2018”, e kishte kallëzuar Kajën më 29 shtator, duke pretenduar se ky i fundit i kishte kërkuar 400 mijë lekë të reja...