Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zaptim dhe ndotje e hapësirës publike, Rama ndan pamjet: Shumë shpejt, paketë speciale ligjore për këto dhunues!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër rast të bllokimit të hapësirës publike. Në pamje shihet një qytetar që po lyen me bojë një varkë në hapësirën publike, duke krijuar gjithashtu edhe ndotje. Rama thotë se kushdo që dhunon hapësirën e përbashkët publike, duke bllokuar, ndërtuar, ndotur apo bërë biznes në kurriz të komunitetit, duhet të ndëshkohet penalisht. Kryeministri paralajmëron edhe një paketë ligjore për ‘këto soj dhunuesish’, që përveçse zënë hapësirën publike, krijojnë edhe ndotje. “Kjo nuk mund të jetë kurrësesi një skenë e zakonshme nga jeta e një lagjeje në qytetet e Shqipërisë 2030 në BE, e jo...