Zanetti “shenjtëron” Lautaro Martinez: Ka shpirt luftarak unik, kapiteni ideal për Interin

Zanetti “shenjtëron” Lautaro Martinez: Ka shpirt luftarak unik, kapiteni ideal për Interin

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, foli për mikrofonat e “ESPN”, duke komentuar gjendjen fizike të Lautaro Martinez: “Është mirë, ka pasur një dëmtim të vogël. E kemi kuruar dhe, për fat të mirë, në ndeshjen e fundit të Serie A ndaj Comos nuk pati nevojë të luante. Pati një javë të tmerrshme para gjysmëfinales kundër Barcelonës. Nuk e dinte nëse do t’ia dilte. Qau në fund të ndeshjes. Tregoi se ka një zemër të madhe; donte të ishte aty, ia doli dhe bëri një punë të jashtëzakonshme. Tani ka këtë javë për t’u rikuperuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Lauti, që është kapiteni dhe modeli ynë, ka një ‘garra’ (shpirt luftarak) unike”. Si është gjendja shpirtërore përpara finales në Mynih?Jemi të motivuar të...