Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Zanetti nuk ka dyshime: Lautaro, një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e Interit
👁4265
Para ndeshjes së parë të Interit në Botërorin për Klube, e planifikuar më 18 qershor, kundër Monterrey, pritshmëritë janë të larta. Zv.presidenti i zikaltërve, Javier Zanetti, ka folur për kanalet zyrtare të FIFA-s, duke u shprehur për dy nga bashkëkombasit e tij më të dashur: Lionel Messi dhe Lautaro Martinez. Për “10” e kombëtares argjentinase, Zanetti nuk i kurseu lavdërimet: “Po flasim për lojtarin më të mirë në botë. Ta shohësh ende në fushë dhe të kesh mundësinë ta shijosh është me të vërtetë një përvojë e bukur”. Duke parë tashmë drejt Botërorit 2026, ikona e Interit ka theksuar rëndësinë...