Zanetti: Mourinho ishte më shumë se trajner

Zanetti: Mourinho ishte më shumë se trajner

Ish-kapiteni i Interit dhe zëvendëspresidenti aktual, Javier Zanetti, ka folur me emocion për raportin e tij me José Mourinhon, 15 vjet pas gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës. Në dokumentarin e BBC-së “Si të fitosh Champions League: José Mourinho”, Zanetti tregoi për lidhjen e veçantë që tekniku portugez kishte krijuar me skuadrën. “Ai arriti të krijonte një familje. Ne kishim ndërtuar këtë grup gjatë javës, kur organizonim ‘barbecue’, që i pëlqenin shumë edhe Mourinhos. Ishin momente uniteti, momente familjare”, tha Zanetti. Kapiteni legjendar shprehu edhe besimin e pakushtëzuar që kishte tek trajneri: Një herë thashë se do...
Burimi: Vizionplus.tv