Zahir Pajaziti, figura që shënoi fillimet e rezistencës së armatosur në Kosovë
I lindur më 1 nëntor 1962 në Orllan të Podujevës, Zahir Pajaziti ishte një nga figurat e para të organizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nesër bëhen 64 vjet nga lindja e tij, ndërsa emri i tij mbetet i lidhur me fillimet e rezistencës së armatosur në Kosovë. Pajaziti ishte komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit dhe një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të saj. Që në rini u angazhua në veprimtari atdhetare, ndërsa gjatë viteve në vijim punoi në organizimin e strukturave ilegale dhe në zgjerimin e aktivitetit të armatosur kundër forcave serbe. Në vitin 1980, së bashku me dy bashkëpunëtorë, kaloi ilegalisht kufirin për në Shqipëri, ku u burgos për 18 ditë. Pas kthimit në Kosovë, u arrestua nga policia...
Burimi:
kultplus.com