Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

Zadrima, aty ku gratë shqiptare ringjallin artin mijëravjeçar të mëndafshit

Zadrima, një nga zonat më piktoreske të veriut të Shqipërisë, po bëhet qendra e një rilindjeje të rrallë: gratë e kësaj treve po ringjallin traditën mijëravjeçare të kultivimit dhe përpunimit të mëndafshit, një zanat thuajse i zhdukur pas rënies së komunizmit. Në të kaluarën, gratë e Zadrimës njiheshin për veshjet e tyre elegante dhe të punuara me dorë, ku spikaste mëndafshi i kuq dhe jelekët e hollë, raporton Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP). Por historia e këtij zanati rrezikoi të harrohej përfundimisht pas vitit 1990, kur uzina e vetme shtetërore që përpunonte mëndafshin u shkatërrua dhe mijëra shqiptarë emigruan jashtë...
Burimi: Opinion.al