Zâ Fest, një natë magjike në zemër të Shkodrës

Zâ Fest, një natë magjike në zemër të Shkodrës

Edicioni i nëntë i Zâ Fest nisi midis artit, historisë dhe muzikës. Zâ Fest është një festival që prej vitesh bashkon zërat më të veçantë të rajonit në një dialog të gjallë mes traditës dhe modernes. Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, për të nëntin vit radhazi, ky festival mbetet një shembull i diplomacisë kulturore, ku kultura bëhet ura që lidh komunitetet, nxit përfshirjen dhe forcon identitetin evropian të Shqipërisë. Pikërisht në këtë frymë, një nga pikat kulmore të mbrëmjes së parë ishte hapja e ekspozitës “Me rrojt pa ik?” një koleksion nomad me 15 piktura nga artistë të rinj të...