Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Yves Saint Laurent: Ditëlindja e ikonës që revolucionarizoi modën
1 Gusht shënon ditëlindjen e një prej emrave më të rëndësishëm në historinë e modës, Yves Saint Laurent. I lindur më 1 gusht 1936 në Oran të Algjerisë, Saint Laurent do të bëhej një prej stilistëve më ndikues të shekullit XX, duke sfiduar normat dhe transformuar mënyrën si gratë visheshin.Që në moshë të re, talenti i tij u dallua nga Christian Dior, me të cilin filloi të punonte në Paris. Pas vdekjes së Dior, Saint Laurent mori drejtimin e shtëpisë Dior vetëm 21 vjeç, duke u bërë drejtori më i ri artistik në historinë e modës së lartë.Në vitin 1961,...