YouTube mund të sjellë libra audio në Premium gjatë vitit 2027
YouTube po shqyrton mundësinë e përfshirjes së librave audio në shërbimet e tij, me një ofertë që mund të jetë e gatshme gjatë vitit 2027. Sipas The Wall Street Journal, platforma ka zhvilluar bisedime me botues librash për krijimin e një katalogu të dedikuar, i cili mund të përfshihet në abonimin YouTube Premium. Megjithatë, planet nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga kompania. Ende nuk dihet nëse të gjithë librat do të jenë pjesë e abonimit ekzistues apo nëse disa tituj do të kërkojnë pagesë shtesë. Gjithashtu, nuk është bërë e ditur se kur do të nisë shërbimi dhe sa i madh do të jetë katalogu. Aktualisht, regjistrime të librave audio gjenden në YouTube si video të zakonshme. Një katalog i veçantë do t’ua lehtësonte përdoruesve kërkimin dhe...
Burimi:
kultplus.com