Hapet audicioni për filmin artistik “Dervish Luzha”, ftohen të aplikojnë të gjitha moshat

Hapet audicioni për filmin artistik “Dervish Luzha”, ftohen të aplikojnë të gjitha moshat

25 November, 2026 - 18:07 Një thirrje e hapur për audicion është publikuar për filmin artistik “Dervish Luzha”, me regji nga Nisa Neza, ku ftohen të aplikojnë vajza, djem, gra dhe burra të të gjitha moshave. Filmi ndërthur historinë me elemente mistike dhe mitologjike, duke sjellë në qendër rrugëtimin jetësor dhe shpirtëror të Dervish Luzhës. Përzgjedhja është e hapur edhe për persona pa përvojë paraprake në aktrim, pasi kjo nuk është kusht për të marrë pjesë në audicion. Të interesuarit duhet të dërgojnë një video të shkurtër prezantuese, me emrin, mbiemrin, moshën dhe vendbanimin, fotografi të fundit natyrale pa grim dhe filtra, si dhe CV-në ose të dhëna për përvojat e mëparshme të punës, nëse kanë. Gjithashtu, duhet të përfshihen të dhënat e kontaktit. Screenshot...