Kosova prezanton potencialin turistik në Samitin e Liderëve në Tiranë

Kosova prezanton potencialin turistik në Samitin e Liderëve në Tiranë

25 November, 2026 - 17:30 Zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, ka marrë pjesë në Ministerialin e Turizmit, të mbajtur në kuadër të Samitit të Liderëve për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian në Tiranë. Gjatë panelit të diskutimit, ajo prezantoi prioritetet e Kosovës për zhvillimin e turizmit, duke theksuar potencialin që kultura, trashëgimia dhe natyra ofrojnë për këtë sektor. Në këtë takim u diskutua edhe për promovimin e përbashkët rajonal, lehtësimin e lëvizjes së turistëve dhe krijimin e produkteve turistike ndërkufitare, me synimin e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor si një destinacion më të integruar turistik./KultPlus.com