Ylli që nuk ndezi/ Zhegrova në qendër të stuhisë, Juventus i vendos çmimin dhe mund të largohet

Ylli që nuk ndezi/ Zhegrova në qendër të stuhisë, Juventus i vendos çmimin dhe mund të largohet

Edon Zhegrova nuk do të jetë pjesë e Juventusit në fazën e Europa League. Klubi bardhezi ka publikuar listën e lojtarëve të regjistruar për kompeticionin europian dhe emri i sulmuesit të Kosovës mungon mes të grumbulluarve. Përveç Zhegrovës, jashtë listës kanë mbetur edhe Khéphren Thuram, Arkadiusz Milik, Daniele Rugani dhe Jeff Ekhator. Në rastin e Thuram, mungesa lidhet me dëmtimin e rëndë në gju, për të cilin ai pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe me shumë mundësi nuk do të rikthehet para vitit 2027. Ndryshe nga Zhegrova, disa prej afrimeve të reja të Juventusit janë regjistruar rregullisht për Europa League. Në listë figurojnë Grabara, Celik, Kolo Muani, Alajbegovic, Vicario, Lucumi, Woltemade dhe Sarr. Gjithashtu, pjesë e listës është edhe Cabal, pavarësisht zërave të fundit...