Ylli i Liverpool jep sinjale të qarta: Nuk rinovoj, dua Real Madridin

Ylli i Liverpool jep sinjale të qarta: Nuk rinovoj, dua Real Madridin

8 Korrik 2025 18:07 Telesport Ibrahima Konate ka sinjalizuar Real Madridin se është gati të transferohet në “Santiago Bernabeu”. Mbrojtësi, i cili mbetet pa kontratë verën e ardhshme, ka disa muaj që gëzon interesin e klubit madrilen. Liverpool e ka kuptuar se nuk e mban dot me pahir francezin. 26-vjeçari deri tani ka refuzuar ofertat e rinovimit në “Anfield”, sepse ka vetëm një objektiv: Real Madridin. Në Madrid ka nisur një revolucion total në mbrojtje me emra si Raul Asencio dhe Dean Huijsen. Konate do të jetë goditja e radhës për një repart të rifreskuar dhe vital.
Burimi: Telesport.al