Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ylli i Barcelonës pranon ulje page për të rinovuar kontratën
Frenkie De Jong ka rënë dakord të ulë pagën për të zgjatur kontratën e tij me Barcelonën. Lajmi raportohet nga gazeta spanjolle AS. Klubi katalanas vjet ishte në konflikt me holandezin për të njëjtën kontratë dhe madje u përpoq ta shiste mesfushorin. De Jong vijoi me vullnet, u rikthye në formë dhe ndryshoi kushtet me performancat e tij në fushë. De Jong tani duket dakord të ulë pagën dhe të nënshkruajë një kontratë të re.