Yll Limani në fokusin e ”Corriere della Sera” në Itali: Suksesi i këngëtarit shqiptar po kalon kufijtë
Showbiz E Enjte, 1 Tetor 2026 14:29 Yll Limani po vazhdon të zgjerojë jehonën e muzikës së tij përtej skenës shqiptare. Këtë herë, këngëtari nga Kosova është bërë pjesë e një artikulli të prestigjiozes italiane “Corriere della Sera”, e cila ka sjellë në fokus rrugëtimin dhe suksesin e tij në muzikë. Në artikull, Limani prezantohet si një prej figurave të spikatura të gjeneratës së re të pop-it shqiptar dhe një artist me një numër të madh ndjekësish. Rrugëtimi i tij muzikor nisi herët. Në vitin 2011, ai u shfaq në sezonin e parë të “The Voice of Albania”, ndërsa pesë vite më vonë mori pjesë në “Festivali i Këngës”, ku arriti të renditej në vendin e tretë. Sot, karriera e tij ka marrë përmasa të...
Burimi:
kohajone.com