Yamal vazhdon të krijojë nga hiçi dhe tallet me Lemina: “Po tani, më njeh?”
Ylli 19-vjeçar motivon shokët e skuadrës pas dy asistimeve dhe një aksioni spektakolar, të denjë për “Topin e Artë”: “Ne jemi më të mirët nga të gjithë, është absolutisht e mundur t’i fitojmë të gjithë trofetë”. Lamine Yamal vazhdon të dhurojë spektakël. Fenomeni i Barcelonës nuk resht së mahnituri, edhe pse cilësitë e tij nuk përbëjnë më surprizë për askënd. Ai është në gjendje të shpikë aksione nga hiçi, si ai që i dha mundësinë të regjistronte asistimin e dytë në ndeshjen e djeshme. Fillimisht, provoi një lëvizje të ngjashme me “rabona”, por në vend që të godiste topin, thjesht e zhvendosi atë. Më pas, me një kombinim të këmbës së majtë dhe asaj të djathtë, la pas kundërshtarin që e markonte dhe në fund...
Burimi:
telesport.al