‘Xixa’ në Komision/ Bojkoti i avokatëve, Xhafaj: ILD mund të ndërhyjë, të shqetësuar! Metani: Këndvështrim personal, s’varet vetëm nga ne!

‘Xixa’ në Komision/ Bojkoti i avokatëve, Xhafaj: ILD mund të ndërhyjë, të shqetësuar! Metani: Këndvështrim personal, s’varet vetëm nga ne!

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale këtë të martë ka trajtuar dhe diskutuar lidhur me bojkotin e avokatëve. Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj gjatë diskutimit me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani u shpreh se kjo është një mosmarrëveshje e hapur publike mes avokatëve dhe GJKKO-së. Ai shtoi se pasojat janë direkte tek sistemi, dhënia e drejtësisë dhe qytetarët drejtpërdrejt. Xhafaj ndër të tjera pyeti Metanin nëse ILD mund të ndërhyjë për të gjetur një zgjidhje të ligjshme dhe që ngërçi të tejkalohet. Metani, nga ana e tij theksoi se institucioni që drejton e ndjek me shumë vëmendje, por vepron brenda kufizimeve të kompetencave ligjore. Xhafaj: Sot kemi një ngërç të krijuar në GJKKO, Shkalla e Parë. Ka një mosmarrëveshje të hapur...