Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Xhorxh Bajron: Në zemrën time kam diçka të fshehtë…
Nga poema “Korsari” e Xhorxh Bajron Në zemrën time kam diçka të fshehtë,Atë në botë nuk ma di njeri;Kur jemi tok, lulzon si lulja vetë,Po hesht sërish në terr, kur ikën ti. Një fill i artë shpirtit m’i jep dritë,Po rrezet nuk i shihen dot me sy;Atë mbi dhe s’ka forcë ta venitë,Se errësira nuk arrin aty. Oh, dhe në vdeksha, sillmë nëpër mendje,Kujtoje miken, që të desh me zjarr,Se ta duroj, e mjera, s’jam në gjendje,Harrimin tënd, i dashur, as në varr! Një amanet plotsoma, po të mundësh,Se nuk do të të lutem përsëri:Një pikëz lot, të parin e...