Xhemali takim me shoqëritë e sigurimit për projektligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”

Xhemali takim me shoqëritë e sigurimit për projektligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”

Kërkesat për kapital të shoqërive të sigurimit do të bazohen në profilin e rrezikut të veprimtarisë së tyre, ndërsa shpërndarja e produkteve të sigurimit do t’u nënshtrohet kërkesave të përforcuara për mbrojtjen e konsumatorit. Këto janë dy prej ndryshimeve kryesore që parashikon projektligji “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, i prezantuar në takimin e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Adela Xhemali dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore, në tryezë me drejtues të shoqërive të sigurimit. Projektligji synon përafrimin me kuadrin evropian Solvency II dhe Direktivën për Shpërndarjen e Sigurimeve (IDD). Në fjalën e saj, drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e AMF-së e vuri theksin te përgatitja e tregut për zbatimin e reformës. “Kjo reformë nuk duhet parë vetëm në dimensionin e përmbushjes së...