Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Xhemal Gjunkshi kërkon në KQZ pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës
👁3864
Xhemal Gjunkshi kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës, pasi dështoi të hapte kutitë e pjesshme të Dibrës. Kandidati për deputet i Partisë Demokratike thotë se ato do përdoren vetëm për qëllime verifikimi brenda kuadrit ligjor. Kujtojmë se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi të mërkurën e 11 qershorit kërkesën e tij për të hapur disa kuti në qarkun e Dibrës. Ai pretendon të renditet i pari në listën e hapur në këtë qark, pavarësisht se një rinumërim i disa kutive ngushtuan diferencën mes tij dhe PËrparim Spahiut nga 120 në 56./tvklan.al