Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Xhaka “përqafon” Sunderland: Saktësisht ajo që doja, ndjeva energjinë dhe mentalitetin
30 Korrik 2025 13:36 Alfred Lleshi Granit Xhaka është zyrtarisht lojtar i Sunderland. Mesfushori 32-vjeçar, që kishte qenë edhe në radarët e Milanit, ka nënshkruar për 3 sezone me “Black Cats” dhe do të veshë fanellën me numrin 34. Ja fjalët e para të kapitenit të Zvicrës pas prezantimit: “Jam shumë krenar që ndodhem këtu. Që kur fola me klubin, ndjeva menjëherë energjinë dhe mentalitetin që kanë njerëzit dhe lojtarët këtu. Është pikërisht ajo që kërkoja. Kam një ndjesi shumë pozitive. Jemi kthyer aty ku klubi meriton dhe duam të qëndrojmë për të shkruar historinë tonë. Misioni im? Jam gati...